3.8 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Aksident trafiku në Podujevë, vdes një 30-vjeçar

Një 30-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në magjistralen Podujevë-Merdare.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në aksident u përfshin dy vetura dhe 30-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë.

Njësitë kanë dalur në vendngjarje, dhe deri sa të zbulohen rrethanat që kanë çuar te aksidenti, Policia ka bërë apel që të shfrytëzohen rrugët tjera alternative për lëvizje.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. Andaj lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative që shpiejn nga drejtimi i Podujevës në drejtim të Merdares dhe anasjelltas”, tha Borovci. /Reporteri.net/.

<p>The post Aksident trafiku në Podujevë, vdes një 30-vjeçar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy