8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

Afera 150 mijë euroshe e ish-kryeprokurorit, Prokuroria Speciale thotë se do të ndërmarrë të veprimet e nevojshme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar pas publikimit të audio dhe video-incizime, ku shihet dhe dëgjohet ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, teksa i jep premtime biznesmenit Sali Dakaj se do t’ia kryejë një lëndë në favor të tij. Për këtë veprim, pretendohet se Dërguti i pranoi 150 mijë euro.

Prokuroria përmes një reagimi publik, ka thënë se i ka ndjekur me vëmendje këto publikime dhe se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka ndjekur me vëmendje emisionin ”Kallxo Përnime”, të transmetuar më datën 24 dhe 25 tetor 2022. Menjëherë pas publikimit të këtij emisioni, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka analizuar të gjitha të dhënat e transmetuara në këtë hulumtim medial dhe do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese të saj, për të gjithë personat e përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë ditës së djeshme, reagoi edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Haxhi Dërguti ish kryeprokuror i Apelit dhe gjyqtarët por edhe secili person i përfshirë në skandalin e publikuar sot nga kallxo.com, duhet të arrestohen menjëherë. Fenomenet që kanë qenë të njohura prej kohësh, sot po i shohim e dëgjojmë” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Dosja e korrupsionit ku përfshihet ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhiu: Të arrestohen menjëherë gjyqtarët dhe secili i përfshirë në skandal

 

<p>The post Afera 150 mijë euroshe e ish-kryeprokurorit, Prokuroria Speciale thotë se do të ndërmarrë të veprimet e nevojshme first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy