9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Abazoviç do të menaxhojë vetë Ministrinë e Jashtme pasi e shkarkoi kryediplomatin malazias

“Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është emëruar ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq, ndërsa me punën e Ministrisë së Jashtme do ta menaxhojë kryeministri Dritan Abazoviç”, njoftoi portali malazias, Analitika, përcjellë Reporteri.net.

Javën e kaluar, me kërkesë të Dritan Abazoviçit, Parlamenti shkarkoi ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme nga radhët e SDP-së, Rashko Konjeviç dhe Ranko Krivokapiç.

Nuk kam asgjë kundër zgjedhjeve të reja, tha kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raportoi portali malazias, Analitika, përcjell Reporteri.net.

Por, u shpreh ai, duhet “pajtuar” për zgjedhje të përbashkëta – parlamentare dhe presidenciale.

Abazoviç vlerësoi se pas zgjedhjeve komunale të së dieles, skena politike e Malit të Zi ka ndërruar, dhe se njëjtë edhe zgjedhjet parlamentare do të “rikonfiguronin politikisht vendin”.

“Zgjedhjet janë zgjidhja optimale. Kemi ndryshim të skenës politike në zgjedhjet lokale. Duhet të pajtohemi rreth datës së zgjedhjeve, të shohim të jenë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe presidenciale”.

“Në cilindo rast, mendoj se pas të dieles do të kemi një Mal të Zi ndryshe, tensionet janë zhbërë dhe disa trende janë bërë të qarta”, ka thënë Dritan Abazoviç, transmeton Reporteri.net.

Mali i Zi momentalisht e ka gjetur veten në një “limbo” të funksionalitetit institucional, me një qeveri të rrëzuar dhe në mandat teknik, me një mandatar i cili nuk mund të formojë qeverinë, dhe me një iniciativë të Presidentit të Malit të Zi për të shkurtuar mandatin e parlamentin e cila nuk mund të kalojë./Reporteri.net/

Mali i Zi dhe politika: Miodrag Lekiç, mandatari pa mandat për të formuar qeverinë

<p>The post Abazoviç do të menaxhojë vetë Ministrinë e Jashtme pasi e shkarkoi kryediplomatin malazias first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy