7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

“Terri informativ” në marrëveshjen me Serbinë, Gashi i LDK’së: Kurtin do ta ftojmë në Kuvend në javët e ardhshme

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ftohet për një interpelancë për të raportuar për dialogun me Serbinë, në javët e ardhshme.

Gashi ka vlerësuar se kjo nuk është koha më e mirë që Kurti të dalë para Kuvendit për të folur për këtë temë.

“Nuk duam ta bëjmë të duket i dobët kryeministrin. Nuk duam ta vëmë në defansivë për këtë temë”, ka thënë shefi i deputetëve të LDK-së në T7.

Ai ka thënë se raportimi i tij në Kuvendin e Kosovës, do të jetë i paevitueshëm në javët e ardhshëm.

Gashi ka shtuar se Kurti nuk e ka një platformë për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Ai nuk ka një platformë të re, të paktën nuk e ka publike”, ka thënë ai.

“Është në diskrecion të tij për me i marrë vendimet. Nuk jemi të prirur që ta paragjykojmë negativisht, nuk duam me cdo kusht ta qesim keq. Ideja është që ta mbrojmë interesin shtetëror të Kosovës përballë Serbisë”, ka deklaruar ai.

Gashi ka thënë se ka një vit që politika botërore ka ndryshuar me nisjen e luftës në Ukrainë, prandaj, sipas tij, duhet të ndryshojë edhe sjellja e politikës në Kosovë. /Express

<p>The post “Terri informativ” në marrëveshjen me Serbinë, Gashi i LDK’së: Kurtin do ta ftojmë në Kuvend në javët e ardhshme first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy