5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Tahiri: Ligji i Pagave po shtyhet me qëllim, Qeveria ka dështuar

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit, pasi as sot nuk ka pasur kuorum.

Ai tha se është herë e gjashtë që dalin në konferencë, dhe nuk kanë çfarë të thonë.

“Është hera e 6-të që ne dalim në konferencë për shtyp pas mbledhjes së Kryesisë dhe s’kemi çka me thënë sepse nuk ka kuorum dhe s’ka proces të vendimmarrjes. Kjo situatë është e papranueshme dhe fatkeqësisht po bie në linjë edhe me vlerësimin që na ka dhënë Bashkimi Evropian”.

Ai tutje njofton se në mbledhjen e sotme të Kryesisë ka folur për ligjin e pagave, i cili siç tha Tahiri, po s’po vjen në kuvend dhe po shtyhet me qëllim.

“Kam folur për ligjet vitale të cilat nuk po vijnë në kuvend, një ndër ta është edhe ligji i pagave i cili po shtyhet me të vetmin qëllim për mos me hy në zbatim në janar të vitit të ardhshëm. Shihet qartë që qeveria ka dështuar dhe ligji i pagave jo në janar të vitit 2023, por siç shihet me këtë dinamikë s’do të hyjë në zbatim as në janar të vitit 2024”, tha ai.

<p>The post Tahiri: Ligji i Pagave po shtyhet me qëllim, Qeveria ka dështuar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles