12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Shqipdon Fazliu e provon fatin edhe në Supreme, ankohet për procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri

Kandidati për Kryeprokuror të Shtetit, prokurori Shqipdon Fazliu ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme, lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Dorëzimin e ankesës e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, avokati i Fazliut, Flakron Sylejmani.

“Pas pranimit te aktvendimit të gjykatës së shkalles dyte, ne si paditës brenda afatit ligjor në pajtim me ligjin për konflikt administrativ, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, kemi dorëzuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm ndaj aktvendimit të Gjykatës së Apelit, përkatësisht departamenti për çështje administrative për shkak të shkeljes së drejtës materiale dhe për shkak të shkeljes së dispozitave të procedurës”, ka deklaruar Sylejmani për Reporteri.net.

Pretendimet e prokurorit Shqipdon Fazliu, në lidhje me procesin e përzgjedhjes së Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, nga KPK’ja, muajin e kaluar i kishte hedhur poshtë Gjykata e Apelit.

Apeli e ka refuzuar refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorit dhe kandidatit për Kryeprokuror, Shqipdon Fazliu dhe ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, e cila e kishte hudhur poshtë padinë si të paraqitur pas kalimit të afatit.

Shqipdon Fazliu bashkë me kandidatin tjetër për kryeprokuror Armend Hamitin, për të njëjtin rast ishin ankuar edhe në Gjykatë Kushtetuese, por Kushtetuesja në korrik të këtij viti e kishte shpallë të papranueshme kërkesën e tyre, pasi kishte vlerësuar se parashtruesit e kërkesave nuk i kanë shterur të gjitha mjetet juridike.

KPK-ja më 6 prill 2022 kishte votuar në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të ri të Shtetit. Nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit funksionon me ushtrues detyre, pasi Presidentja e vendit ende nuk e ka dekretuar shefin e ri të Prokurorisë së Shtetit.

Zyra e Shefes së Shtetit ka njoftuar se po pret përfundimin e të gjitha procedurave gjyqësore, para dekretimit të Kryeprokurorit të ri të Shtetit – pasardhësit të Aleksandër Lumezit.

“Presidentja ritheksoi qëndrimin e saj se do të pritet deri në përfundim të të gjitha procedurave gjyqësore në gjykatat e vendit në sistemin tonë të drejtësisë, para se Presidentja të marrë vendimin e saj për propozimin e KPK-së. Një qasje e këtillë, theksoi Presidentja, është e domosdoshme për ta ruajtur sigurinë juridike dhe për ta siguruar shfrytëzimin e papenguar dhe efektiv të mjeteve juridike nga kundërkadidatët, si dhe për ta garantuar besimin qytetar në proces pas vërejtjeve nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Presidentes me datë 4 tetor 2022. /Reporteri.net/.

<p>The post Shqipdon Fazliu e provon fatin edhe në Supreme, ankohet për procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles