6.5 C
New York
E hënë, 30 Janar, 2023

Buy now

Samiti me “The Economist”, Bislimi e prezanton rritjen ekonomike të vitit të kaluar, flet për 35 mijë vende të reja pune

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizuar në Prishtinë nga revista prestigjioze The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në këtë samit, Bislimi si arritje prezantoi rritjen ekonomike prej 10.7 % të vitit të kaluar.

Po ashtu, sipas një komunikate të ZKM’së, bëhet e ditur se Bislimi foli edhe për krijimin e 35 mijë vendeve të reja të punës.

“Në lidhje me arritjet e këtyre objektivave, zëvendëskryeministri tha se rrëfyes dhe tregues të suksesit janë rritja ekonomike prej 10.7%, rritja e të hyrave buxhetore me 30%, rritja e eksporteve me 2/3, rritja e investimeve të huaja direkte me 22% dhe krijimi i 35.000 vendeve të reja të punës, ku 10.000 prej tyre janë vende të punës të formalizuara, duke ditur dhe vështirësitë në reduktimin e ekonomisë informale, por edhe sa e rëndësishme është kjo për ambientin e biznesit”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

<p>The post Samiti me “The Economist”, Bislimi e prezanton rritjen ekonomike të vitit të kaluar, flet për 35 mijë vende të reja pune first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,683FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles