9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Petkoviq: Kurti kot e ka, serbët nuk i duan targat RKS

Qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë, që nga mëngjesi i sotëm kanë marrë mesazhe nga policia e Kosovës, me të cilat u kërkohet që t’i riregjistrojnë veturat e tyre nga targat serbe në ato RKS.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti po e ndryshon taktikën kot dhe se sipas tij, serbët nuk duan të kenë targa RKS, por ato të Serbisë.

“Nga video spotet pa vlerë, Albin Kurti tani ka kaluar në sms. Kot që po e ndryshon taktikën, serbët nuk i duan targat e tij “RKS”, por targat e shtetit të Serbisë!”, Dhe këtë ia treguan në veri – 2 të riregjistruar nga 9000 njerëz”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Në anën tjetër, Aleksandër Vuçiq tha sot se “serbët s’do ta dëgjojnë Kurtin, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”.

“Nuk mund të presim reagim nga shtetet e QUINT’it”, tha Vuçiç, duke shtuar se pesë shtetet vetëm se do të thonë që “kemi kërkuar të shtyhet afati, por Kurti ishte kundër kësaj”.

“Kohë të vështira i presin popullin tonë, dhe do të ishte çmenduri të parashikojmë ndonjë gjë tani”, tha presidenti serb, derisa shtoi edhe se “do të jemi me popullin serb”.

<p>The post Petkoviq: Kurti kot e ka, serbët nuk i duan targat RKS first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles