3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Ngjarje e rëndë në Istog: Axha dyshohet se e dhunoi mbesën e tij të mitur, Prokuroria jep detaje

Një rast dhunimi dyshohet se ka ndodhur në një familje në Vrellë të Istogut. Siç u raportua në media një person dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur.

Nga Prokuroria Themelore në Pejë, kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se i dyshuari për dhunimin e të miturës është ndaluar, po për shkak të problemeve shëndetësore i njëjti aktualisht ndodhet në spital.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Istogut, Shkodran Nikçi ka thënë për Reporteri.net se Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë brenda afatit ligjor për caktimin e masës së paraburgimit.

“Mund ta konfirmoj person është ndaluar nën dyshimet për veprën penale Dhunimi. Prokurori e ka ndaluar të njëjtin për 48 orë dhe Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë brenda afatit ligjor për caktimin e masës së paraburgimi. Për për shkak të problemeve shëndetësore i njëjti gjendet në spital”, tha Nikçi për Reporteri.net.

Rasti raportohet se ka ndodhur vitin e kaluar. /Reporteri.net

 

<p>The post Ngjarje e rëndë në Istog: Axha dyshohet se e dhunoi mbesën e tij të mitur, Prokuroria jep detaje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles