12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

MPB i fton edhe me SMS serbët e Kosovës t’i konvertojnë targat në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur fushatë për konvertimin e targave në RKS nga qytetarët serbë të Kosovës, tashmë në mënyrë elektronike, përmes SMS.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

E njëjta ka thënë se kjo po bëhet për të lehtësuar qasjen e qytetarëve serbë në informacion rreth procesit të transferimit të targave, pasi SMS’ët u dërgohen atyre në gjuhën serbe.

“Përmes kësaj ne po vazhdojmë fushatën tonë me qëllim të informimit të secilit qytetarë për procedurat dhe lehtësimet të cilat dalin nga ky proces duke lehtësuar kështu qasjen e tyre në informacion përmes komunikimit me SMS në gjuhën serbe”, tha ajo për Klan Kosova.

Tutje, Fetoshi tha se, ditëve të fundit, është rritur interesimi i qytetarëve për t’i regjistruar automjetet e tyre me targa legale.

“Gjersa fushata për informim po vazhdon është rritur interesimi i qytetarëve ditëve të fundit për regjistrim të veturave dhe kthimit të targave në RKS dhe numri i regjistrimeve të mjeteve motorike ka arritur në 18 sosh”, u shpreh Fetoshi.

Kujtojmë se kryeministri Kurti, në një adresim para gazetarëve, konfirmoi se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat, pavarësisht kërkesës së BE’së dhe ShBA’së për shtyerje të afatit për 10 muaj.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. E kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

<p>The post MPB i fton edhe me SMS serbët e Kosovës t’i konvertojnë targat në RKS first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles