4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Me kërkesë të ambasdorit rus Serbia nuk mori pjesë në Platformën e Krimesë


Serbia nuk mori pjesë në Platformën e Krimesë e cila po mbahet në Zagreb ndonëse ishte e ftuar, bëri të ditur agjencioni kroat i lajmeve “Hina”, raporton gazeta online Reporteri.net.

E përditshmja serbe “Danas” risolli një deklaratë për media të Kuvendit të Serbisë të datës 21 shtator, ku kryekuvendari serb, Vladimir Orliç, pas një takimi me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, kishte treguar se ambasadori kishte shprehur “pritshmërinë që delegacioni serb i Kuvendit të Republikës së Serbisë të mos merr pjesë në samitin e Platformës së Krimesë”, përcjell Reporteri.

Në Kroaci që nga sot ka nisur samiti Platforma e Krimesë ku më shumë se 40 shtete po marrin pjesë, por jo edhe Serbia.

Çfarë është platforma e Krimesë?

Platforma e Krimesë është një nismë diplomatike ndërkombëtare për konsultim dhe koordinim e formuar me ftesë të Ukrainës, shkruan Radio Free Europe në gjuhën serbe, përcjell Reporteri.net.

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, po pret samitin e parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë më 24 dhe 25 tetor, ku marrin pjesë delegacione nga 50 vende dhe institucione.

Samiti i Platformës së Krimesë mbledh së bashku zyrtarë të qeverisë ukrainase dhe ekspertë ndërkombëtarë për t’u fokusuar në “kriteret për riintegrimin e Krimesë” pasi Moska aneksoi gadishullin ukrainas në 2014.

Platforma u krijua me qëllim rritjen e presionit ndërkombëtar mbi Federatën Ruse, koordinimin e përbashkët të veprimeve për të kundërshtuar pasojat e aneksimit rus të Krimesë, parandalimin e shkeljeve të mëtejshme të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e viktimave të regjimit në territoret e okupuara, ndërsa Qëllimi është kthimi i Krimesë në sovranitetin e Ukrainës.

Ftesa për pjesëmarrje iu dërguan të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe aleancës së NATO-s, shteteve në Këshillin e Evropës, si dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

E ftuar ishte edhe Serbia, e cila është i vetmi vend në Evropë, përveç Bjellorusisë, e cila nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, do të jetë në mesin e të ftuarve, ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet tubimit përmes lidhjes video më 25 tetor.

Platforma e Krimesë është një nismë që synon të mbështesë pavarësinë e Ukrainës dhe të kthejë gadishullin e Krimesë nën kontrollin e saj, njoftoi kabineti i Pelosit të dielën, më 23 tetor.

“Diskutimet do të përqendrohen në përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur popullin ukrainas, duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e dokumentuara të luftës dhe tentativën për aneksim”, tha zyra e Pelosit në një deklaratë.

Pelosi, i cili vizitoi Ukrainën e shkatërruar nga lufta në fillim të këtij viti, ka mbështetur fuqimisht ofrimin e ndihmës humanitare dhe ushtarake për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt.

Sipas një deklarate të raportuar nga Reuters, Pelosi do të mbajë një fjalim në forum “ku do të bëjë një deklaratë për angazhimin e padiskutueshëm të Amerikës ndaj Ukrainës”.

Platforma Ndërkombëtare e Krimesë u lançua zyrtarisht në samitin inaugurues në Kiev më 23 gusht 2021, kur u miratua një deklaratë e përbashkët për gadishullin e Krimesë dhe aneksimin rus.

Deklarata u miratua më pas nga 47 përfaqësues të nivelit të lartë shtetëror.

Sipas organizatorëve, qëllimi i ngjarjes në Zagreb është të “mbulojë çështje të rëndësishme që lidhen me gadishullin e okupuar të Krimesë”.

Në fakt, bëhet fjalë për “perspektivat e nxjerrjes para drejtësisë së Rusisë dhe zyrtarëve rusë për krimet ndërkombëtare të kryera në Krimenë e pushtuar, çështjet e riintegrimit të ardhshëm të Krimesë pas de-okupimit”.

Një nga temat ka të bëjë me “përvojën kroate të riintegrimit territorial dhe mundësinë e zbatimit të saj në realitetin e Ukrainës në të ardhmen”.

Për të përmirësuar efikasitetin e reagimit ndërkombëtar ndaj pushtimit të përkohshëm të Krimesë, u krijua një mekanizëm i veçantë, sipas faqes së internetit të Parlamentit kroat, i cili është organizatori i samitit.

Dimensioni parlamentar, i organizuar së bashku nga Parlamenti kroat dhe Verkhovna Rada (parlamenti ukrainas), është krijuar pas dy samiteve të liderëve të shteteve dhe qeverive të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, i dyti prej të cilëve, pas atij inaugurues në 2021, ishte mbajtur virtualisht në gusht 2022.

Në të morën pjesë 59 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Përfaqësuesja e Presidentit të Ukrainës në Republikën Autonome të Krimesë, Tamila Tasheva, shpjegoi për Krim.realiti, faqen e Radios Evropa e Lirë (RSE), rëndësinë e mbajtjes së Samitit të Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, duke deklaruar se funksionon në disa nivele.

Niveli i parë i aktivitetit ka të bëjë me krerët e qeverive dhe shteteve. E dyta i referohet nivelit parlamentar dhe e treta ka të bëjë me nivelin profesional.

“Vitin e kaluar kemi mbajtur një nivel ekspertësh, ku ka pasur diskutime në panel në kuadër të platformës së Krimesë, duke përfshirë në nivel të krerëve të qeverive dhe shteteve. Këtë vit, falë palës kroate, ne po mbajmë nivelin parlamentar të platforma e Krimesë për herë të parë”, tha Taševa, përcjell Reporteri.net.

Sipas saj, mbajtja e Samitit të Platformës së Krimesë në nivel të parlamenteve të vendeve do të mundësojë zbatimin e vendimeve të zhvilluara nga pjesëmarrësit e Platformës së Krimesë.

“Niveli i parlamenteve tashmë është në zbatim. Ato vendime që merren në nivel politik, nga qeveritë dhe krerët e shteteve, në çdo rast zbatohen nga parlamentet përmes iniciativave legjislative. Lidhjet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme, kur përfaqësues të ndryshëm parlamentet mund të diskutojnë çështjet në të njëjtën platformë në lidhje me Krimenë”, tha Tasheva.

Rëndësia e Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në kontekstin gjeopolitik qëndron në faktin se shtetet pjesëmarrëse këmbëngulin që, pavarësisht aneksimit, procesi i gjetjes së zgjidhjes për kthimin e Krimesë në Ukrainë vazhdon, gjë që është e padiskutueshme nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare. .

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014, i cili është pjesë integrale e Ukrainës. Referendumi secesionist në Krime, i mbajtur më 16 mars 2014, u refuzua në të njëjtin vit si i paligjshëm me votat e 100 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në vitin 2016, ky organ ndërkombëtar dënoi shkeljet e të drejtave të njeriut në Krime, “të pushtuar përkohësisht” nga Rusia, në një rezolutë.

Në vitin 1996, Krimea bëri ndryshime në kushtetutë duke deklaruar se rajoni me autonomi të lartë është pjesë e Ukrainës. Moska e njohu Krimenë si pjesë të Ukrainës me nënshkrimin e Kartës së Miqësisë në 1997 midis Ukrainës dhe Rusisë./Reporteri.net/

<p>The post Me kërkesë të ambasdorit rus Serbia nuk mori pjesë në Platformën e Krimesë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles