3.5 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Kurti: Lista e pronarëve të vilave në Brezovicë ishte tronditëse

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 që po mbahet në Prishtinë ka folur edhe për luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Kurti ndër të tjera në këtë Samit tha se epokës korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë është duke i ardhur fundi.

Ai foli për operacionin “Brezovica” që po vazhdon tash e sa muaj, teksa tha se lista e lista e pronarëve të vilave në Brezovicë, ishte tronditëse, por siç tha ai, jo befasuese.

“Autoritetet ligjzbatuese kanë ndërmarrë 800 operacione policore ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kanë arrestuar mbi 2000 njerëz duke përfshirë afërsisht 300 zyrtarë publik e shtetërorë. Kanë shkatërruar 68 banda kriminale dhe kanë konfiskuar mbi 1.8 milionë drogë, 75 villa të sekuestruara për shkak të ndërtimit të paligjshëm dhe lista e pronarëve. Ishte tronditëse por jo befasuese – gjyqtarë të nivelit të lartë, biznesmenë të pasur, politikanë dhe të afërmit e tyre”, tha Kurti.

“Duke përdorur Republikën e Kosovës si shembull shpresoj që të ofroj sensin e arritjes së qëndrueshme të prosperitetit, stabilitetit dhe paqes jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Evropë e më tutje”, u shpreh Kurti.

A tutje foli edhe për krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve me të cilën po përballen qytetarët e Kosovës. Kurti tha se “për shkak të mosveprimeve dhe neglizhencës së qeverive të kaluar këto kriza po i godasin qytetarët më shumë se në vendet e tjera”.

Kurti thotë se epokës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Kosovë po i vjen fundi

 

<p>The post Kurti: Lista e pronarëve të vilave në Brezovicë ishte tronditëse first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy