9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Ish-zv/kryeministri serb: Daçiç do të nënshkruajë “shumicën e vendimeve të vështira”, një marrëveshje me Kosovën nuk dhemb edhe aq


Ri-emërimin e Ivica Daçiç për ministër të punëve të jashtme, ish-zv/kryeministri serb, Zarko Koraç e sheh në funskion të nënshkrimit “të marrëveshjeve të vështira”, vlerësoi ai për të përditshmen serbe “Danas”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Për atë që presidenti serb e paraqet si lajtmotiv në çdo performancë publike se “Serbinë e presin vendime të vështira”, Koraç thotë se këtu futet Daçiç. Veçanërisht, thotë ai, një marrëveshje në lidhje me Kosovën.

“Shumica prej tyre [vendimeve të vështira] do të nënshkruhen nga Daçiç”, vlerësoi Koraç, i cili ishte zv/kryeministër në kohën kur Zoran Gjingjiç qeveriste me Serbinë.

“Dhe kështu, ministri ynë i ri i vjetër i punëve të jashtme do të zbulojë se mbase nënshkrimi i sanksioneve kundër Rusisë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën dhemb më pak se ç’ka menduar”, konkludoi ai.

Daçiç në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 3 prillit ka garuar kryesisht me tri zotime: “Kurrë në NATO, kurrë sanksione ndaj Federatës Ruse, kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Ivica Daçiç, është emëruar përsëri ministër i punëve të jashtme, pozitë kjo të cilën e kishte mbajtur deri para katër viteve derisa ishte emëruar Kryetar i Kuvendit të Serbisë./Reporteri.net/

<p>The post Ish-zv/kryeministri serb: Daçiç do të nënshkruajë “shumicën e vendimeve të vështira”, një marrëveshje me Kosovën nuk dhemb edhe aq first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles