7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Hulumtimi i IPS Museine Kokalari: Gratë kalojnë dukshëm më shumë kohë në punë të papaguar përkujdesi sesa burrat

Në Republikën e Kosovës, gratë shpenzojnë mesatarisht 6.2 orë dhe burrat 3.5 orë në punë përkujdesi të papaguar në ditë. Kjo është një nga të gjeturat kryesore të raportit hulumtues « Who Cares – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë », që e ka zhvilluar Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari.

Të gjeturat e hulumtimit dëshmojnë se përderisa një individ shpenzon mesatarisht 4.9 orë në punë përkujdesjeje të papaguar në Kosovë (në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë), gratë shpenzojnë 2.7 orë ose 44% më shumë për punë të papaguar se burrat, përkatësisht gratë shpenzojnë 4.73 orë duke bërë punë shtëpie, 1.97 orë në kujdesin e fëmijëve dhe 1.15 orë në kujdesin e të moshuarve.

Ndërkaq burrat shpenzojnë 2.97 orë duke bërë punë shtëpie, 0.95 orë në kujdesin e fëmijëve dhe 0.42 orë në kujdesin e të moshuarëve.

Sa i përket punës me pagesë, gratë dhe burrat shpenzojnë mesatarisht një sasi të ngjashme kohe, gratë 5.6 orë dhe burrat 5.7 orë.

Sipas vlerësimeve të fundit, nga gjithsej 520.495 gra (18-65) dhe 518.820 burra (18-65) që jetojnë në Kosovë, vlera totale e punës së kujdesit të papaguar në Kosovë është 2,824,248,757 Euro; respektivisht 1,792,626,900€ (63.47%) për gratë dhe 1,031,657,675 euro (36.52%) për burrat. Kjo vlerë e punës së papaguar të kujdesit përfaqëson 33% të GDP-së së Kosovës – 22% gra dhe 11% burra.

Publikimi i raportit « Who Cares – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë » sjell rezultatet nga hulumtimi sasior dhe cilësor mbi përkujdesin si punë e papaguar në nivel vendi. Nëpërmjet anketës për matjen e shpenzimit të kohës së qytetarëve janë mbledhur të dhëna statistikore mbi kohën që shpenzojnë kosovarët në punë të kujdesit për fëmijët, për të moshuarit dhe për punë të shtëpisë. Po ashtu, nëpërmjet gjashtë fokus grupeve janë hulumtuar perceptimet e qytetarëve rreth këtij lloji të punës.

Prezantimin e të gjeturave të raportit e ka bërë sot në Prishtinë, Marigonë Drevinja, Drejtore e Programit në Institutin për Politika Sociale Musine Kokalari, në kuadër të tryezës “Who Cares – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë”, ku për përkujdesin si punë e papaguar, praktikat evropiane dhe modelet e mundshme të politikave publike në Kosovë, ka prezentuar znj.Ardiana Gashi, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Raporti « Who Cares – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë » është zhvilluar në kuadër të projektit për të Drejtat e Njeriut – HumanRightivism dhe është mbështetur nga Embassy of Sweden in Pristina përmes Community Development Fund – CDF dhe Sida – Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.

<p>The post Hulumtimi i IPS Museine Kokalari: Gratë kalojnë dukshëm më shumë kohë në punë të papaguar përkujdesi sesa burrat first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy