7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

​Hoxhaj takon diplomatin gjerman Ischinger: Falënderues ndaj tij për mbështetjen

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ishte kënaqësi ta takonte Ischinger në Prishtinë, derisa tha se ai është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

“Kënaqësi e veçantë ta takoj në Prishtinë mikun tim dhe mikun e Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger, njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Gjithnjë falenderues ndaj tij për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në statusin e tij, derisa ka ndarë edhe një fotografi të përbashkët nga takimi.

<p>The post ​Hoxhaj takon diplomatin gjerman Ischinger: Falënderues ndaj tij për mbështetjen first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles