5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Hovenier: Prioritetet e SHBA-së duhet të jenë edhe të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Në Prishtinë është duke u mbajtur, Samiti i Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.

Në këtë Samit, ka folur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier ka thënë se SHBA-ja është shumë e përqendruar rreth Ballkanit Perëndimor, që nga vitet e 90-ta.

Sipas ambasadorit amerikan, këto elemente që janë primare për ShBA-në duhet të jenë edhe për shtetet e Bashkimit Evropian.

“Prioriteti ynë më i lartë për Ballkanin Perëndimor është të mbështeten integrimet evropiane. Duam t’i shtyjmë vendet e Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe atlantike sepse ne e shohim si arritje të stabilitetit dhe rritjes së prosperitetit. Nganjëherë kemi pasur disa pengesa në rrugë.

Ne mendojmë se çdo vend që është në BE është më stabil dhe përparimtar.

Ne mbështesim të gjitha nismat që për aq kohë sa të gjitha vendet marrin pjesë në baza të barabarta dhe ato procese janë në vijë me proceset për integrim në BE. Ne Kosovë i kemi tri qëllime strategjike dhe ndihma jonë për shtetet e huaja varet prej atyre qëllimeve strategjike.

Rritja ekonomike dhe zhvillimi, ne mendojmë se mund të punohet edhe më shumë për progres për vendin. Ka sfida edhe  në sektorin e energjisë”, tha ndër të tjera Hovenier.

 

 

 

<p>The post Hovenier: Prioritetet e SHBA-së duhet të jenë edhe të BE-së për Ballkanin Perëndimor first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,593FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles