5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Gërvalla: Pa pasur në tryezën e dialogut pyetjen e njohjes reciproke, vështirë të gjejmë zgjidhje me fqinjët veriorë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në Samitin e Ballkanit Perëndimor ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të jetë me njohje reciproke, dhe se të gjitha propozimet tjera, ndoshta mund të tregojnë sukses sot ose disa muaj, por mund të krijojnë probleme madhore në të ardhmen, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Dialogu ka të bëjë me normalizimin dhe njohjen reciproke, dhe marrëveshje përfundimtare duhet të jete kjo, kjo ia mundëson krejt regjionit të ketë bashkëpunim më të mirë”, tha Gërvalla.

“Çka do të thotë marrëveshje përfundimtare? Ne e krijojmë përshtypjen se gjërat në fund duhet të ndodhin në një të ardhme. Jam e bindur se pa pasur në tryezën e dialogut pyetjen e njohjes reciproke dhe të perballemi me të, në vend se të përballemi me çeshtje tjera teknike të parëndësishme, do jetë e vështirë të gjejmë zgjidhje me fqinjët tanë verior. Serbia ka dal jashtë rrugëtimit të saj evropian, janë larguar nga ajo rrugë dhe influenca ruse, dhe përshtypja e tyre mbi regjionin tonë është aq e fuqishme pasi Serbia sillet si diçka e thjesht në këtë politike, edhe pse kanë nënshkruar në New York marrëveshje për politikat e tyre të jashtme me Rusinë. Prandaj regjioni dhe Ballkani Perëndimor e kupton se cila është politika e jashtme ruse”, përfundoi Gërvalla.

“Kushtetuta jone është moderne, kornizë kushtetuese ndërkombëtare. Të gjitha propozimet tjera, apo duke gjetur mënyra tjera, ndoshta mund të tregojnë sukes sot ose disa muaj, por mund të krijojnë probleme madhore në të ardhmen”.

Ministrja e Punëve të Jashtme shtoi se “është vështirë të flasim sot për Evropën, paqen e stabilitetin pa e përmendur se duhet të menaxhojme dy sfida: 31 tetor çeshtja e zbatimit të ligjit, me rëndësi në Kosovë, por shihet nga Rusia dhe Serbia si mundësi për të përforcuar rrezikun në Kosovë dhe në vendet tjera, dhe problemi tjetër strukturor, rreziku afatgjatë për paqen në vendin tonë”.

“Kemi një brengë muajt e fundit dhe këto iniciativat që po dalin në pah dhe na tregojnë neve që Bashkesia Evropiane nuk është serioze në përpjekjet për vendet e Ballkanit Perëndimor. Iniciativa e Ballkanit të Hapur do të hap dyert për influenca ruse e kineze. Ne dëshirojmë të jemi anëtarë të Bashkësisë Evropiane dhe të NATO-s. Integrimi në vetvete nuk është i mjaftueshëm kur i përshkruajmë alternativat për të ardhmen e regjionit. Integrimi euroatlantik garanton stabilitetin dhe paqen në regjionin tonë. Është vështirë të flasim sot për Evropën, paqen e stabilitetin pa e përmendur se duhet të menaxhojme dy sfida: 31 tetor çeshtja e zbatimit të ligjit, me rëndësi në Kosovë, por shihet nga Rusia dhe Serbia si mundësi për të përforcuar rrezikun në Kosovë dhe në vendet tjera, dhe problemi tjetër strukturor, rreziku afatgjatë për paqen në vendin tonë. Kështu kur flasim për të parin kemi çeshtje që duhet ta përfundojmë në ditet e afërta, që ka të beje pra me tabelat e veturave. Ata marrin një problem të vogël teknik, dhe e bëjnë çeshtje në vete, kështu që gjysma e Evropes, partnerët tanë në SHBA dhe Mbreterinë e Bashkuar po flasin me ne për tabelat e makinave, e kjo tregon që nëse si zgjedh problemet bazike, merresh me gjëra të vogla teknike”, tha Gërvalla.

<p>The post Gërvalla: Pa pasur në tryezën e dialogut pyetjen e njohjes reciproke, vështirë të gjejmë zgjidhje me fqinjët veriorë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy