5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Gashi tregon pse LDK’ja nuk e pranoi ftesën e Kurtit për takim

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, thotë se nëse kryeministri Albin Kurti do t’i kishte ftuar kryetarët e partive opozitare duke u treguar se për çka do të bisedohet dhe se nëse çështja nuk do të duhej të diskutohej në Kuvend e të bëhej publike, atëherë LDK’ja do të pranonte të merrte pjesë në atë takim.

Gashi tha se mënyra se si Kurti e ka bërë ftesën, nuk tregon për një diskutim të tillë.

“Në çdo kohë, në çdo rrethanë dhe kudo (nëse do t’i kishte ftuar për të biseduar për diçka që është e rëndësishme dhe nuk do të duhej të bëhej publike njëherë). Mënyra se si është bërë ftesa thotë që jo, dhe mënyra qysh komunikon publikisht me ato video thotë që jo”, tha ai në T7.

Tutje ai tha se nuk vërejnë që Kurti ka një qëllim të qartë lidhur me partitë opozitare.

“Nuk vërejmë që Kurti ka një qëllim të qartë me partitë opozitare, nuk dinë si të veprojë me partitë opozitare… Nuk duhet të bëjmë betejën tonë politike me këto çështje, të ftova, më ftove nuk erdha. Çka munum me thanë ne është se mënyra se si vepron Kurti duhet të jetë institucionale”, tha Gashi.

<p>The post Gashi tregon pse LDK’ja nuk e pranoi ftesën e Kurtit për takim first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy