12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Dosja e korrupsionit ku përfshihet ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhiu: Të arrestohen menjëherë gjyqtarët dhe secili i përfshirë në skandal

Ministrja e Drejtësisë ka reaguar lidhur me dosjen e korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Një biznesmen po pretendon se i ka dhënë 150 mijë euro për ta zgjidhur lëndën e tij në gjykatë.

“Haxhi Dërguti ish kryeprokuror i Apelit dhe gjyqtarët por edhe secili person i përfshirë në skandalin e publikuar sot nga kallxo.com, duhet të arrestohen menjëherë. Fenomenet që kanë qenë të njohura prej kohësh, sot po i shohim e dëgjojmë” – ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Haxhi Dërguti jo vetëm për këtë rast por edhe për shumë raste tjera. Pavarësisht që sot është avokat ndikimet e paligjshme të tij jam e bindur që vazhdojnë ende për shkak të shumë njerëzve që i ka brenda sistemit të drejtësisë që hapin e mbyllin lëndë me para!” – ka shtuar ajo.

Tutje, Haxhiu ka bërë thirrje që qytetarët t’i raportojnë shkeljet në drejtësi dhe i ka bërë thirrje opozitës që t’i japin mbështetje reformës në drejtësi

“Sidomos, në rrethanat kur sistemi nuk është në shërbim të qytetarëve, qytetarët që i qesin sheshit pazaret e skandalet janë shpresa që e keqja mund të luftohet prandaj inkurajoj të gjithë që të ndjekin shembullin e qytetarëve të guximshëm dhe në anën tjetër bëj thirrje grupeve parlamentare në Kuvend nga radhët e opozitës që t’i japin mbështetje reformës në drejtësi e cila me padurim po pritet nga qytetarët” – ka përmbyllur ajo.

<p>The post Dosja e korrupsionit ku përfshihet ish-kryeprokurori i Apelit, Haxhiu: Të arrestohen menjëherë gjyqtarët dhe secili i përfshirë në skandal first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles