12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Çifti që vdiqën në aksidentin e rëndë në Drenas, raportohet se lanë pas 8 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Drenas. Pas një aksidenti tragjik kanë mbetur të vdekur dy persona. Sipas mediave lokale, viktimat janë burrë dhe grua nga fshati Resinofc.

Raportohet se çifti pas vetes kanë lënë 8 fëmijë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Familjarët kanë publikuar fotografinë e tyre në rrjetet sociale.

<p>The post Çifti që vdiqën në aksidentin e rëndë në Drenas, raportohet se lanë pas 8 fëmijë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles