12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Zbulohet shkaku i rrëzimit të bombarduesit të Putinit që vrau 15 persona

Bombarduesi rus Su-34 që u përplas në një bllok banimi duke shkaktuar një zjarr të marr e duke u marrë jetën 15 persona, pati problem pasi disa pulëbardha iu futën në motor.

Këto janë përfundimet në të cilat kanë dalë hetimet e kryer për rastin.

Bombarduesi luftarak po ngrihej nga një fushë ajrore në qytetin jugor rus të Yeysk, pranë kufirit me Ukrainën, të hënën në mbrëmje kur u rrëzua disa çaste më vonë me një motor në zjarr. Avioni u përplasur në tokë përpara një bllok banimi ndërsa në godinë mori flakë karburanti i derdhur.

Të dy pilotët arritën të katapultoheshin nga mjeti fluturues përpara përplasjes. Një prej tyre madje është filmuar në momentin që largohet nga avioni me parashutë.

Sipas hetuesve, në motor u futën dy pulëbardha gjatë ngritjes. Agjencia e lajmeve TASS raportoi: “Pjesë nga kockat e shpendëve u gjetën gjatë skanimit të rrënojave të avionit.” /abcnews.al

<p>The post Zbulohet shkaku i rrëzimit të bombarduesit të Putinit që vrau 15 persona first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy