12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Vuçiç takon Harçenkon, përkdhelet në qëndrimin rus ndaj Kosovës


Rusia nuk ndryshon qëndrim ndaj Kosovës, bëri të ditur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, t’ia ketë konfirmuar ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Botsan Harçenko, raporton gazeta online Reporteri.net.

“E falënderova për mbështetjen e tij ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë”, shkroi Vuçiç në rrjetin e tij në Instagram, me frazën që rëndom shërbehet për t’iu referuar iluzioneve për Kosovën si pjesë të këtij “integriteti territorial” të lartëpërmendur.

Në takimet e përjavshme me ambasadorin rus, Vuçiç rëndom falënderon Federatën Ruse për kundërshtinë ndaj Kosovës, ndonëse Federata Ruse i referohet të ashtuquajturit “precedan” të Kosovës, për të provuar të justifikojë agresionin dhe aneksimin e paligjshme të territoreve ukrainase.

Serbia mbetet i vetmi vend në kontinentin evropian, përjashto Bjellorusinë, e cila nuk i është bashkuar perëndimit në sanksionet ndaj Federatës Ruse. Krejt këtë, siç e argumenton ajo, ka të bëjë me veton ruse ndaj Kosovës, që Kremlini e shfrytëzon si levë mbi Beogradin, si dhe varësinë energjetike ndaj Rusisë.

Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në BE, e ka për obligim bashkërendimin në politikat e saj të jashme dhe të sigurisë me unionin evropian, si dhe njohjen e Kosovës e cila është gjithashtu njëra nga kushtet vendimtare për integrimet e saj evropiane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar se vendii tij do të ndryshojë qëndrimin sa i përket sanksioneve ruse, por edhe njohjes të Kosovës./Reporteri.net/

<p>The post Vuçiç takon Harçenkon, përkdhelet në qëndrimin rus ndaj Kosovës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles