7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Von Cramon: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po finalizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se procesi i liberalizmit të vizave do të finalizohet.

Ajo ka deklaruar se shpreson se do të ketë një datë së shpejti.

“Ende nuk është marrë një vendim i qartë. Do të kemi një votim tjetër nga mesi nëntorit dhe në prapaskenë po punojnë shumë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti dhe është dashur moti të ndodhë. Të gjitha kriteret janë përmbushur dhe s’ka ende vendim. Edhe unë jam e shqetësuar dhe shpresoj të ndodhë sa më shpejtë pa ndonjë kusht tjetër”ka deklaruar ajo në një konferencë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka folur për propozimin farko-gjerman. Viola von Cramon ka thënë se propozimi franko-gjerman është i ri dhe mendon se kjo është mundësi e mirë që Kosova të përparoj.

“Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi, është mundësi e madhe, duhet që liderët t’i shqyrtojnë me kujdes këto propozime, është rast i mrekullueshëm që të ecet përpara”, ka deklaruar Von Cramon.

Sipas Cramon, propozimi franko-gjerman, është i ri dhe si çdo kompromis tjetër kërkon vullnet politik.

“Është rast i mirë për ta shtyrë kosovën përpara në shtegun ndërkombëtar, do të ishte përparim i madh, do të shihni se në nivel ndërkombëtar do të përballet me një fazë të re të njohjeve. Është mundësi e mirë, nuk është 100% si cdo kompromis por është shumë më shumë se do të prisja para disa muajsh”, ka vijuar ajo.

Ajo ka përmendur zgjedhjet në ShBA dhe në Bashkim Evropian të cilat do të tërheqin vëmendjen prej dialogut Kosovë-Serbi, prandaj ka thënë se do të ishte mirë të kishte një përparim në dialog para këtyre zgjedhjeve.

<p>The post Von Cramon: Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po finalizohet first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles