7 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Tejkalim në vijë të plotë, dy shoferët në Gjilan gjobiten me nga 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë-shoferit

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonal në Gjilan, ka gjobitur dy drejtues të automjeteve pas pranimit të disa fotografive nga qytetarët.

Të njëjtit kishin tejkaluar në vijë të plotë, me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut.

“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj të dy kundërvajtësit ndaj të cilëve ka shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”,thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu Policia e Kosovës ka apeluar tek vozitësit që të respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë.

<p>The post Tejkalim në vijë të plotë, dy shoferët në Gjilan gjobiten me nga 150 euro, dy pikë negative dhe konfiskim të patentë-shoferit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy