12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Të hyrat dhe shpenzimet vjetore të partive politike – VV e para me mbi 2 milionë euro

Sot gjatë ditës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2021, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”, thuhet në shkrimin sqarues nga KQZ.

Nga partitë politike në vend, VV-ja po del të jetë me të hyrat vjetore më të mëdha, 2.105.590,69 euro, ndërsa shpenzimet e kësaj partie po dalin të jenë më të mëdha se të hyrat, me 2.319.460,34 euro.

Pas VV-së, e dyta radhitet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka të hyra vjetori 823 mijë euro.

Edhe kjo parti ka shpenzime vjetore më shumë se sa të hyra, me mbi 872 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbi 583 mijë euro të hyra vjetore në vitin 2021, kurse shpenzimet vjetorie të kësaj partie të drejtuar nga Lumir Abdixhiku janë më shumë se një milion e 178 mijë euro.

Partia e fundit është ajo e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kovovës e cila ka të hyra mbi 294 mijë euro, ndërkaq shpenzimet i ka më të larta, mbi 477 mijë euro në vit.

<p>The post Të hyrat dhe shpenzimet vjetore të partive politike – VV e para me mbi 2 milionë euro first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles