5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

SHKK pezullon nga puna zyrtarin që dyshohet se mori ryshfet dhe keqpërdori pozitën zyrtare

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se ka pezulluar nga detyra e tij zyrtarin E.Q, pasi e kishte keqpërdorur pozitën e tij dhe kishte marrë ryshfet, gjithashtu.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit”, njofton SHKK.

Tutje SHKK, ka deklaruar se vendimi për pezullimin nga puna të këtij zyrtari është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”.

<p>The post SHKK pezullon nga puna zyrtarin që dyshohet se mori ryshfet dhe keqpërdori pozitën zyrtare first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles