9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

“Qumili” ofendon aktorët: Do të katuneve të Klinës e Malishevës, kurrë s’dinë çka është teatri – kurrë s’jon hi në teatër

Sevdai Radogoshi i njohur si “Qumili” së fundmi ka thënë se “aktorët e katuneve të Klinës e Malishevës nuk dinë çka është teatri, dhe se kurrë s’kanë hy në teatër, para se të kryejnë shkollën e aktrimit”, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Ai tha se aktorët e teatrit nuk luajnë në teatër, por luajnë humor dhe se “ata aktorë 80-90% prej tyre, me i pyet a ke qenë ndonjëherë në teatër, para se me u fut në shkollë të aktrimit, thonë jo”.

“Do të katuneve që janë të Klinës, Malishevës, e anej, kurrë ata s’dinë çka është teatri, kurrë n’teatër s’jon hi, në audicion janë përgatit, e kanë pranu, edhe e kryn, dhe s’din…lun qaty në teatër, sa është në shkollë”, tha Radogoshi.

Këto deklarata aktori i bëri në një intervistë në T7, derisa shtoi se shkolla nuk jep rezultat.

“Shkolla nuk jep rezultat, praktika jep. Puna jote jep rezultat. E kryn shkollën me punu në teatër. E merr diplomën, por e çelë një kafiq, një hotel, edhe thotë jam profesionalist, – eh jo nuk je, je për atë që po e bën, se diplomën e ke në xhep të artit, ku je duke punuar aty je profesionalist”, tha Sevdai Radogoshi.

<p>The post “Qumili” ofendon aktorët: Do të katuneve të Klinës e Malishevës, kurrë s’dinë çka është teatri – kurrë s’jon hi në teatër first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles