3.9 C
New York
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Buy now

Partia shqiptare në Maqedoni e afërt me Albin Kurtin, i kërkon qeverisë maqedonase të braktis Ballkanin e Hapur

Aleanca për Shqiptarët, parti politike në Maqedoninë e Veriut, e afërt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar qeverisë maqedonase që të braktisë Ballkanin e Hapur, dhe energjinë ta fokusojë te Procesi i Berlinit.

Partia politike të cilën deri në gusht të këtij viti e udhëhiqte politikani shqiptar, Zijadin Sela, i cili dha dorëheqje nga kreu i partisë pasi pësuan debakël në zgjedhjet lokale në Tetovë, i ka kërkuar qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të heq dorë nga projekti Ballkani i Hapur. Kjo do të ishte ndjekje e shembullit të partisë partnere të tyre në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje, ku kreu i kësaj partie, kryeministri Albin Kurti, refuzon integrimin në këtë projekt, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në letrën drejtuar qeverisë maqedonase, ata thonë se përkrahin Procesin e Berlinit.

“Mirëpresim nisjen e procesit të Berlinit nga kancelarja e Gjermanisë dhe marrëveshjet e arritura dje mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nën drejtimin e Ministres së Jashtme gjermane Analena Baerbock”.

“Marrëveshjet për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale janë shumë të rëndësishme për materializimin e tregut të përbashkët rajonal. Por, marrëveshja më e rëndësishme politikisht është pa dyshim ajo për lëvizjen e lirë me letërnjoftime ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton rrënimin e murit të fundit të vizave në rajon, atij ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

Në ASH Procesin e Berlinit e shohin si kornizën e vetme për integrim të rajonit në BE.

“Kjo arritje konfirmon edhe një herë se Procesi i Berlinit është korniza e vetme për integrimin ekonomiko-politik të rajonit, zgjidhjen e pengesave të mbetura për arritjen e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe e vetmja rrugë për integrimin gradual të Ballkanit në Tregu i vetëm evropian”.

Ballkanin e Hapur në ASH e shohin si aventurë dhe improvizim paralel, nga i cili duhet hequr dorë, pasi ai nuk kontribuon në rritjen e bashkëpunimit por në thellim të mosmarrëveshjeve.

“Është vërtetuar se projekti Ballkani i Hapur nuk kontribuon në rritjen e bashkëpunimit rajonal, por, përkundrazi, thellon mosmarrëveshjet dhe ndikon negativisht në integrimin real të rajonit, duke dëmtuar zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit. Këtë e vërteton edhe Raporti i Progresit për Maqedoninë për vitin 2022, në të cilin vlerësohet se zbatimi i katër lirive të lëvizjes në tregun e vetëm mbetet ndër pikat më të dobëta të reformave evropiane në vend”.

“Prandaj, i bëjmë thirrje qeverisë maqedonase që tani e tutje të përkushtojë gjithë energjinë e saj për zbatimin e planit të veprimit 2021-2024 të Tregut të Përbashkët Rajonal. Improvizimet dhe aventurat paralele, procese përjashtuese dhe që çojnë në një Ballkan Perëndimor me dy shpejtësi duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në njoftimin e Aleancës për Shqiptarët. /Reporteri.net

<p>The post Partia shqiptare në Maqedoni e afërt me Albin Kurtin, i kërkon qeverisë maqedonase të braktis Ballkanin e Hapur first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles