9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

“Nuk pasqyrohen ndryshimet rrënjësore të pas 24 shkurtit” – Hoti kërkon që Strategjia për Siguri të kthehet në Komision


Strategjinë për Siguri 2022-2027 i cili po diskutohet në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideroi të mangët, pasi siç tha ai, “nuk reflekton ndryshimet rrënjësore” që kanë ndodhur në arkitekturën e sigurisë globale që nga agresioni rus mbi Ukrainën, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Propozoj që Strategjia të kthehen në Komisionin për Siguri, të mbyllet diskutimi për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe aty të shterren diskutimet siç kanë ndodhur në të kaluarëm”, tha Avdullah Hoti, ndonëse tha se LDK nuk kërkon që Strategjia e hartuar të kthehet mbrapsht.

Ai tha se për këtë temë ka munguar komuniki ndërinstitucional.

Hoti tha se kjo strategji mbase mund të jetë hartuar në fillim të vitit, kur konjektura globale e sigurisë nuk kishte qenë kaq ndryshe.

Andaj, sipas tij, Strategjia e Sigurisë do të duhej të reflektonte këto ndryshime rrënjësore. “Kush e ka menduar se Suedia dhe Norvegjia do të anëtarësoheshin në NATO”, pyeti Avdullah Hoti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Edhe një sërë faktorësh tjerë, Hoti tha se nuk janë konsideruar, si migrimi masiv, ku si shembull mori largimin jashtë vendit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë, por edhe të ekspertëve të IT-së.

Në kontekstin aktual gjeopolitik të sigurisë, Hoti rikujtoi se ekziston një plan dhjetë-vjeçar transforimi të FSK-së në ushtri. Në lidhje me të, ai shtroi pyetjen se do të duhej trajtuar këtë çështje si “a është e nevojshme që të rishikohet ky plan në shtatë vite”, si shembull.

Në lidhje me këto ndryshime globale, për Strategjinë për Siguri “duhet qasje të qartë”, tha Hoti./Reporteri.net/

LEXO EDHE:

“Ky dokument veç Strategji për Siguri nuk është” – Tahiri kritikon pozitën

<p>The post “Nuk pasqyrohen ndryshimet rrënjësore të pas 24 shkurtit” – Hoti kërkon që Strategjia për Siguri të kthehet në Komision first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles