9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Nga QKUK flasin për gjendjen e 26-vjeçares që u lëndua në aksidentin tragjik afër Komoranit

Sot në orën 17:00 një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Komoran-Caralevë, ku dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Personi që është lënduar në këtë aksident është e gjinisë femërore, rreth 26-vjeçare.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Ejup Govori.

Ai tha se 26-vjeçarja është në gjendje stabile dhe se nuk ka ndonjë lëndim të rëndë.

“Bëhet fjalë për një grua 26-vjeçare. Ajo është në gjendje stabile, nuk ka lëndime të rënda trupore, veçse disa gërvishje”, tha Govori për Express.

Lajmin për aksidentin e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo për Gazetën Online Reporteri.net tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit, Ahmeti tha se dy persona kanë vdekur ndërsa një tjetër është lënduar.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

<p>The post Nga QKUK flasin për gjendjen e 26-vjeçares që u lëndua në aksidentin tragjik afër Komoranit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles