12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i thotë të gjitha

Capital T ka folur rreth periudhës më të keqe në jetë, teksa tregoi momentin kur i ati u sëmur me kancer.

“Ne kemi pasur një periudhë shumë të keqe si familje kur babi u sëmur me kancer menjëherë pas luftës. Ishte në rrezik për jetën. Duhej të trajtohej në Evropë. Kemi shkuar në Francë dhe në atë kohë nuk i kemi pasur shumë kushtet. Shumë njerëz, madje edhe shoqëri, na kanë ndihmuar për trajtimin dhe kur jemi rikthyer, ia kemi nisur prej zeros”, tregoi ai në emisionin “Barber Shok”.

Më tej reperi u ndal te fëmijëria duke zbuluar dhe të pathëna.

“Ka pasur periudha gjatë fëmijërisë që kam qenë shumë problematik, por kam pasur edhe momente që kam qenë shumë i urtë. Unë jam rritur me shumë njerëz të afërt. Madje, familja kurrë nuk më ka përkëdhelur edhe pse njerëzit mendojnë se ne i kemi pasur kushtet”, u shpreh Capitali.

<p>The post Nga periudha më e vështirë te fëmijëria, Capital T i thotë të gjitha first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy