4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

“Ky dokument veç Strategji për Siguri nuk është” – Tahiri kritikon pozitën


“Kjo gjithçka mund të jetë përveç strategji jo”, tha Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet Strategjia e Sigurisë 2022-2027, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Dokument analitik” e quajti Tahiri, por jo Strategji të mirëfilltë për Siguri.

Duke e kritikuar pjesën hyrëse të dokumentit të strategjisë, deputeti i AAK-së e krahasoi me atë të Qeverisë Haradinaj dhe Qeverisë Hoti.

Ato strategji të hartuara nga dy qeveritë paraprake, Tahiri i quajti mirëfilli të hartuara.

“Asnjë fjali të vetme për anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Tahiri, “nuk gjendet në këtë dokument”.

Madje, Tahiri tha “paramendojeni” sikur Pentagoni e merr këtë dokument, dhe nuk definohet në hyrje “cili është synimi strategjik i këtij vendi”.

Ndonëse deputeti i AAK-së tha se “ne po mbytemi duke folur për anëtarësim në NATO”, dokumenti në hyrje nuk e qartëson synimin dhe objektivin strategjik.

Ai e krahasoi edhe me Qeverinë Kurti I. Ai tha se në dokumentin e paraqitur nga ajo qeveri, përsëri njëjtë nuk ishte definuar qartë në hyrje. “Besoj se ka qenë lëshim, por jo e qëllimshme”, u shpreh Tahiri, raporton Reporteri.net.

Tahiri iu drejtua edhe kryekuvendarit Glauk Konjufca, të cilit i tha se nuk kanë bojkotuar punën e Komisionit për Siguri, por se kanë kërkuar hartim të mirëfilltë të Strategjisë për Siguri./Reporteri.net/

<p>The post “Ky dokument veç Strategji për Siguri nuk është” – Tahiri kritikon pozitën first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles