12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Juventus kërkojnë një zëvendësues për Alex Sandro

Skuadra e Juventus është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Alex Sandro.

Mbrojtësi brazilian i krahut, Sandro po shkon drejt fundit të aventurës së tij me skuadrën e Juventus, dhe ‘Zonja e Vjetër’ synon të gjejë një zëvendësues për të në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, anëtari i Benfica, Alejandro Grimaldo është prioriteti për ‘Biankoneri’, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, edhe Raphaël Guerreiro është në mesin e alternativave për të zëvendësuar Sandro.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë me Juventus vetëm deri në qershor të vitit 2023.

Juventus s’do ti ofrojnë rinovim kontrate lojtarit, pasi s’janë të kënaqur me paraqitjet e tij në sezonet e fundit.

Përparësia e Juventus është që edhe kontratat e Grimaldo dhe Guerreiro skadojnë në qershorin e 2023, prandaj një marrëveshje me njërin prej tyre është më e lehtë.

<p>The post Juventus kërkojnë një zëvendësues për Alex Sandro first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy