8.1 C
New York
E diel, 27 Nëntor, 2022

Buy now

​Gjatë muajit gusht pati më pak konsum të energjisë elektrike në Kosovë

Në muajin gusht 2022, prodhimi bruto nga termocentralet i energjisë elektrike ishte 447.18 GWh, Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet energjisë elektrike ishte 4.37 GWh dhe Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare i energjisë elektrike ishte 20.49 GWh, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Gjatë muajit gusht energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 460.24 GWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike ishte 363.42 GWh ose 9.66% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 6.84%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në muajin gusht ishte 355.24 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 367.03 GWh.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.73 mijë ton, ose 2.49% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak, thuhet në raportin e rregullt të ASK-së për muajin gusht.

<p>The post ​Gjatë muajit gusht pati më pak konsum të energjisë elektrike në Kosovë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,582FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy