12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Brnabiç, ministres gjermane: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin


Beogradi pret që Prishtina të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç në takim me ministren gjermane për çështje evropiane, Anna Lirman, raporton gazeta online Reporteri.net.

Duke biseduar për çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Brnabiç i ka thënë Lirman se “Beogradi ka bërë çdo gjë që parashihet nga Marrëveshja e Brukselit”, thotë komunikata për media e Kryeministrisë së Serbisë.

Në komunikatë nuk potencohet që Lirman të ketë dhënë ndonjë koment për çështje të dialogut, por vetëm që vazhdimësia e Procesit të Berlinit është tejet i rëndësishëm.

Para kryeministres serbe, ministrja gjermane u takua edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, ku edhe më këtë të fundit temë e bisedimeve ishte edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjermania ka qenë më eksplicitja nga vendet më të mëdha të Bashkimit Evropian e cila ka kërkuar që Serbia ta njohë Kosovës, dhe se rrjedhimisht pa njohje të ndërsjellë anëtarësimi në BE është i pamundur./Reporteri.net/

<p>The post Brnabiç, ministres gjermane: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles