5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Bislimi me Szunyog, shpalojnë raundin e 13’të të programit për reformim të administratës publike


Raundin e 13’të të programit “Young Cell Scheme” e prezantuan këtë të hëne Zv/Kryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Thomas Szunyog, raporton gazeta online Reporteri.net.

Siç lajmëroi zv/kryeministri, ky program është i bashkëfinancuar nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimit Evropian, i cili synon harmonizimin e funksionimit të administratës publike me standardet e BE-së.

Bislimi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të procesit të reformimit të administratës publike.

Njoftimi i plotë i zv/kryeministrit:

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, publikuan sot raundin e 13-të programit “Young Cell Scheme”, i cili ndihmon në harmonizimin e funksionimit të administratës publike të Kosovës me standardet e BE-së dhe përparimin në rrugën e integrimit drejt BE.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të procesit të reformave të administratës publike, duke e shfrytëzuar projektin si një nga mundësitë më të mira që siguron dhe promovon transparencën dhe meritokracinë në shërbimin civil.

Kemi bashkëfinancuar dy raundet e fundit me vlerë totale prej 1 milionë euro, përkatësisht me 25% të vlerës totale të bursave, ndërsa projekti si i tillë do të vazhdojë edhe në vitet pasuese të financohet nga BE-ja dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Ky është një investim i qëndrueshëm në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim, sepse ndryshe nga shumë projekte të tjera që kanë në fokus asistencën nga ekspertiza e jashtme, mundëson fuqizimin e agjentëve lokalë të ndryshimit brenda vendit dhe për më tepër brenda sistemit qeverisës.

Përfituesit e profilizuar deri më tani e që janë punësuar në kuadër të administratës publike, kanë arritur që të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve në fusha të rëndësishme për procesin e integrimit evropian. Një numër i madh i tyre vazhdon të kontribuojë dhe unë kam pasur dhe kam rastin të bashkëpunoj me shumë prej tyre.

Inkurajoj sa më shumë të rinj që të aplikojnë dhe shfrytëzojnë këtë mundësi, si dhe pjesëmarrjen e grave dhe komuniteteve joshumicë në program.

Falenderoj Bashkimin Evropian për ofrimin e fondeve të tyre për këtë projekt dhe për gjithë projektet e tjera të cilat i ka financuar ndër vite. Gjithashtu, shpreh mirënjohjen time për të gjithë bursistët të cilët ishin sot prezent, e të cilët kanë ofruar kontribut dhe po vazhdojnë të ofrojnë në kuadër të administratës publike.

<p>The post Bislimi me Szunyog, shpalojnë raundin e 13’të të programit për reformim të administratës publike first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles