9.1 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Aeroplani rrëshqet jashtë pistës, shpëtojnë pa lëndime 173 udhëtarët

Një aeroplan i pasagjerëve të Koresë së Jugut rrëshqiti nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Cebu në Filipine por asnjë nga 173 pasagjerët nuk u lëndua, raportojnë mediat në Filipine.

Një aeroplan Airbus SE A330 që fluturonte nga Seuli në Cebu u përpoq të ulej dy herë në mot të lig përpara se të kapërcente pistën në përpjekjen e tretë, thanë autoritetet e atjeshme.

“Pasagjerët janë shoqëruar në tre hotele lokale dhe po organizohet një fluturim alternativ”, tha linja ajrore.

Ata thonë se aktualisht është duke u identifikuar shkaku i kapërcimit të pistës.

<p>The post Aeroplani rrëshqet jashtë pistës, shpëtojnë pa lëndime 173 udhëtarët first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles