5 C
New York
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Buy now

Vuçiq prezanton kabinetin e ri qeveritar, Daçiq ministër i Jashtëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e partisë SNS.

Ana Bërnabiq do të jetë edhe për një mandat kryeministre e Serbisë, ndërsa ministër i Jashtëm është zgjedhur Ivica Daçiq.

Sinisha Mali do të jetë ministër i Financave, ndërsa Tomislav Momiroviq, ministër i Tregtisë.

Në postin e ministres së Drejtësisë është Maja Popoviq, ndërsa Bratislav Gashiq është minsitër i Punëve të Brendshme.

Vuçiq ka thënë se do të ketë presion të madh ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës.

“Ne duhet të kujdesemi të kemi qëndrim të unifikuar për këtë çështje për hir të popullit të Kosovës dhe M. dhe për hir të shtetit serb në tërësi”, ka thënë Vuçiq raporton Tanjug.

Vuçiq ka thënë se nuk do ta lejojë poshtërimin e Serbisë.

<p>The post Vuçiq prezanton kabinetin e ri qeveritar, Daçiq ministër i Jashtëm first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,592FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles