4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Vendi ku mësuesit paguhen me pula

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në një qytet të Uzbekistanit, mësuesit e shkollave paguhen me pula dhe jo me të holla.

Autoritetet në Nukus, në Republikën autonome të Karakalpakstan, kanë shpërndarë pula dhe disa zogj të sapo çelur, për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit, shkruan BBC.

Ndërkaq një nga mësuesit i cili ka përjetuar dicka të tillë ka treguar për këtë rast duke përshkruar këtë gjë si një vendim të turpshëm:

‘’Vitin e kaluar ne u paguam me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit ne na detyruan të marrim zogj të sapo çelur, në vend të pagave tona e kjo nuk është e gjitha. Nëse ne kemi nevojë për pula, atëherë në mund t’i blejmë ato në një treg me një normë më të lirë’’.

Uzbekistani tash e një kohë të gjatë, ka qenë duke luftuar me krizën financiare për shkak të mungesës së parave për vite me radhë. Si pasojë e kësaj gjendjeje janë shkaktuar mungesa në rroga si dhe pagesa të pensioneve.

Ndërkohë sipas raportimeve është bërë e ditur që qeveria e Uzbekistanit kontrollon mediat e vendit, banorët të cilët janë intervistuar për të treguar këto probleme, kanë mbetur anonim.

<p>The post Vendi ku mësuesit paguhen me pula first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy