12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Nuk është më Vlora Haxhimehmedi, sekretar organizativ i VV-së zgjedhet Alim Rama

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

Udhëheqësia e re e VV-së ka disa ndryshime, ku Alim Rama ish anëtar i këtij subjekti në KQZ është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie, në vend të Vlora Haxhimehmedi, e cila kishte pasuar Dardan Molliqajn që mbante këtë pozitë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, megjithatë e ka falënderuar Vlora Haxhimehmedin, e cila tashmë është veç anëtare e Kryesisë.

Në njoftimin e VV-së thuhet se “një falënderim të veçantë, kryetari Kurti e ndau për Sekretaren Organizative Vlora Haxhimehmedin, për të cilën tha se përmes punës së palodhshme, kursimit të kujdesshëm, dhe të ndershmërisë, ka vendosur një transparencë absolute në gjithë funksionimin e Lëvizjes tonë kaq të madhe, Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

Kujtojmë se nënkryetar i parë është zgjedhur Glauk Konjufca, nënkryetare e dytë Mrika Limani Myrtaj, pozitë të cilën e mbante Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

/Reporteri.net./.

<p>The post Nuk është më Vlora Haxhimehmedi, sekretar organizativ i VV-së zgjedhet Alim Rama first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,600FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles