4.4 C
New York
E martë, 7 Shkurt, 2023

Buy now

Mrika Limani Myrtaj zgjedhet nënkryetare e dytë e VV-së, në vend të Fatmire Mulhaxha-Kollçakut

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur sot Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

Ndërsa Kurti do ta drejtojë VV-në edhe për katër vite, njeriu i dytë edhe zyrtarisht në parti bëhet Glauk Konjufca që është zgjedhur nënkryetar i parë i partisë.

Por ndryshime ka në pozitën e nënkryetarit/es të dytë, ku nuk do të jetë më Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, por këtë pozitë do ta mbajë Mrika Limani Myrtaj, shkruan Reporteri.net.

Ndryshime ka edhe te pozita e seretarit organizativ.

Alim Rama ish anëtar i këtij subjekti në KQZ është zgjedhur sekretar organizativ i kësaj partie, në vend të Vlora Haxhimehmedi, e cila kishte pasuar Dardan Molliqajn që mbante këtë pozitë sa ishte pjesë e Vetëvendosjes. /Reporteri.net/.

<p>The post Mrika Limani Myrtaj zgjedhet nënkryetare e dytë e VV-së, në vend të Fatmire Mulhaxha-Kollçakut first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,699FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles