7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Macron: Ekzistojnë gjasat për paqe në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar sot se beson se ekzistojnë gjasat për paqe në Ukrainë.

“Ka perspektivë për paqe, ajo do të vijë në një moment”, tha Macron gjatë konferencës në Romë, që kishte për qëllim që kërkohen mënyrë për promovimin e paqes në botë, transmeton Telegrafi.

“Në një moment të caktuar, pavarësisht si zhvillohen gjërat dhe kur populli ukrainas dhe liderët e saj të vendosin për kushtet, mund të arrihet një marrëveshje paqeje me palën tjetër”, theksoi Macron, raporton Reuters.

Kujtojmë që Franca në disa adresime që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka theksuar se është e rëndësishme që kanalet diplomatike perëndimore të jenë të hapura për Moskën.

Në anën tjetër në Ukrainë po vazhdojnë luftimet e ashpra, ku forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë infrastrukturën energjetike dhe civile, pavarësisht se Moska vazhdimisht deklaron se ka për objektiv infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.

<p>The post Macron: Ekzistojnë gjasat për paqe në Ukrainë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles