12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Lindita Haxhiu Zeqiri, zgjedhet kryetare e PDK-së në Baden Wurttemberg të Gjermanisë

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon t’i fuqizojë strukturat e saj në diasporë.

Deputeti i kësaj partie, Elmi Reçica, ka njoftuar se Lindita Haxhiu Zeqiri, është zgjedhur kryetare e PDK-së në Baden Wurttemberg të Gjermanisë.

Postimi i tij:

Isha i nderuar që së bashku me anëtarin e Komisionit për Organizimin e Mërgatës në PDK, Mërgim Lushtakun, të marrim pjesë në themelimin e Këshillit për Organizimin e Degës së PDK-së, në Baden Wurttemberg të Gjermanisë. Këshillin do ta udhëheqë profesoresha dhe veprimtarja Lindita Haxhiu Zeqiri. Në takimin e parë të Këshillit, të pranishëm ishin shumë bashkëluftarë, intelektualë, bashkëveprimtarë, afaristë nga të gjitha moshat e trevat e vendit.

Nga sot, Këshilli do të jetë i angazhuar në strukturimin e degës së PDK-së, në të gjitha qytetet e Baden Wurttembergut. Do të angazhohemi bashkarisht për ta thënë të vërtetën e munguar tek mërgata. Të vërtetën se vetëm kur ka qeverisur PDK-ja, vendi ynë ka pasur zhvillim dhe investime në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe mirëqenien e qytetarëve me rritje pagash.

Sot, po ndodhë e kundërta si pasojë e një keqqeverisje me të cilën vendi dhe shtetasit e tij kanë telashe me mbijetesën karshi inflacionit dhe rritjes enorme të çmimeve, e mos të flasim për ngecjet dhe ndaljet e investimeve kapitale.

Ngecje ka edhe në zhvillimin e diplomacisë politike, ekonomike e kulturore, ku roli i mërgimtarëve duhet të jetë i veçantë. Mërgimtarët duhet ta dinë të vërtetën se Institucionet e Kosovës nuk janë duke e bërë të domosdoshmen për të mbrojtur ata të cilët vendit i sollën Lirinë, Pavarësinë dhe Perspektivën.

Brezi i ri në mërgatë duhet ta dijë të vërtetën për të veçantën e krijimit të Shtetit të Kosovës. Duhet të jenë të informuar me komunikimin direkt për proceset politike të cilat e presin vendin, pasi prindtë e tyre janë hisedarë në lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Tubimin themelues të Këshillit për Organizimin e Mërgatës në Baden Wurttemberg e përshëndetën edhe kryetari i degës së PDK-së, në Zvicër, Ragip Xhaka, ai në Bavari, Isak Neziri dhe në Francë, Sami Islami.

<p>The post Lindita Haxhiu Zeqiri, zgjedhet kryetare e PDK-së në Baden Wurttemberg të Gjermanisë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles