12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Kurti: Gratë e rinia janë shumicë në Vetëvendosje

“Gratë e rinia janë shumica jonë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e themelimit të dy strukturave të reja brenda Lëvizjes Vetëvendosje. 

Gratë për VETËVENDOSJE! dhe Rinia për VETËVENDOSJE! janë dy strukturat që iu shtuan kësaj partie, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Këto dy organizata në mbledhjet e para të tyre të Këshillit të Përgjithshëm, të shtunën zgjodhën organet vendimmarrëse.

E kreu i kësaj partie, Albin Kurti tha se ato do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse.

“Dy organizata që do ta rrisin politikën barazimtare dhe do ta shtojnë vendosmërinë për Lëvizje të gjerë e gjithëpërfshirëse. Gratë e rinia janë shumica jonë. Na duhet pjesëmarrje aktive e të dyja këtyre. U uroj secilës e secilit punë të mbarë drejt synimit për më shumë drejtësi e demokraci shoqërore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, dy organizatat që i janë shtuar VV-së e bëjnë atë infrastrukturë të sigurt për ndryshimet progresiste në Republikën e Kosovës.

<p>The post Kurti: Gratë e rinia janë shumicë në Vetëvendosje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,596FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy