9.7 C
New York
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Buy now

Italia me kryeministre të re, Meloni pranon zyrtarisht postin

Mario Draghi mirëpriti Giorgia Meloni, kryeministren e re dhe i dorëzoi asaj pushtetin me simbolikën e kalimit të ziles.

Ky ishte edhe momenti që liderja e Fratelli D’Italia mori zyrtarisht detyrën në Palazzo Chigi.

“Të gjej shumë mirë”, i tha ajo Mario Draghit, kryeministri i cili pas një ore takim u largua me duartrokitjeve të shumta të atyre me të cilët kishte ndarë zyrat e punës deri më sot.

Giorgia Meloni dhe ministrat e qeverisë së re u betuan në Quirinale përpara kreut të shtetit, Sergio Mattarella mbrëmjen e djeshme duke nisur kështu punën si ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua.

“Këtu është ekipi qeveritar që me krenari dhe ndjenjë përgjegjësie do t’i shërbejë Italisë. Tani menjëherë në punë”, shkroi pak çaste më vonë kryeministrja në Twitter.

Janë gjithsej 24 ministra, vetëm gjashtë gra, shtatë me kryeministren dhe është përqindja më e ulët e përfaqësimit të femrave në tri qeveritë e fundit. /a2news.al/

<p>The post Italia me kryeministre të re, Meloni pranon zyrtarisht postin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,601FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy