12.9 C
New York
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Buy now

Ish-kryediplomatja: Kurti ta shtyejë afatin për targat, bandat do të aktivizohen në veri

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të shtyejë afatin për targat të paktën edhe për dy muaj.

Sipas saj, nëse nuk ka shtyerje të re “është e pritshme që bandat do të aktivizohen përsëri javën e ardhshme me rivendosjen e barrikadave, duke shkaktuar tension artificial në veri”.

Ajo ka kërkuar që qeveria të shtyejë afatin edhe për dy muaj.

“Qeveria të bëjë shtyerjen vetëm edhe për 2 muaj (jo 10 sa kërkohet) dhe poashtu të paralajmërojë se pas datës 31 dhjetor 2022 secila veturë me targa ilegale do të konfiskohet deri në konvertim në targa RKS”, thuhet në reagimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

KM KURTI TË SHTYEJË AFATIN PËR TARGAT, NË MIRËBESIM NDAJ AMERIKËS!

Dy muaj më parë, Kurti kushtëzoi shtyerjen me heqjen e barrikadave nga bandat kriminale të Vuçiqit, duke i bërë praktikisht ata hisedarë të ‘paqes dhe rendit e ligjit’ në veri.

Nëse nuk ka shtyerje të re, është e pritshme që bandat do të aktivizohen përsëri javën e ardhshme me rivendosjen e barrikadave, duke shkaktuar tension artificial në veri.

Këtë herë, KM Kurti t’ia falë mirëbesimin aleatit tonë amerikan dhe të pranojë një shtyerje të fundit fare për konvertimin e targave, e mos të pritet derisa bandat kriminale riaktivizohen dhe rrjedhimisht bëhen sërish palë vendimtare në shtensionimin e situatës me kushtëzime ndaj Qeverisë së Kosovës.

Qeveria të bëjë shtyerjen vetëm edhe për 2 muaj (jo 10 sa kërkohet) dhe poashtu të paralajmërojë se pas datës 31 dhjetor 2022 secila veturë me targa ilegale do të konfiskohet deri në konvertim në targa RKS!

Më pas, ky lëshim (lexo: koncesion) të përdoret si levë në dialog për të shtuar presionin ndaj Serbisë si palë destruktive dhe kërcënuese e vazhdueshme e sigurisë/paqes në Ballkan, si dhe për të avancuar shtrierjen e pakompromis të rendit e ligjit në veriun e vendit.

<p>The post Ish-kryediplomatja: Kurti ta shtyejë afatin për targat, bandat do të aktivizohen në veri first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles