12.9 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Gërvalla për Albright: Ishte e fuqishme, ajo mund ta bënte ndryshimin

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në fjalën e saj në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, foli për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

Ajo u shpreh se Albright ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm për Kosovë.

“Albright ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, politikanja më e vendosur në botë në atë kohë.Mobilizimi i grave ka të bëjë me barazinë dhe cilësinë, sepse gratë sjellin një cilësi tjetër, shumë më të kërkuar në tavolinë”, u shpreh ajo.

Gërvalla u shpreh se Albright ishte e fuqishme dhe ajo mund të bënte ndryshimin.

“Albright ishte më e mirë dhe më e fuqishme se shumë nga kolegët e saj, sepse ishte ndryshe mund të bënte ndryshimin. Gratë duan dhe gratë mund ta bëjnë diferencën. Gratë duhet të jenë edhe më të mira, të punojnë edhe më shumë për të qenë të suksesshme, mobilizimi i potencialit të grave ka të bëjë me barazinë”, u shpreh tutje ajo.

<p>The post Gërvalla për Albright: Ishte e fuqishme, ajo mund ta bënte ndryshimin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,599FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy