5.1 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Boris Johnson tërhiqet, Rishi Sunak favorit për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe

Boris Johnson është tërhequr nga gara për lidershipin e Partisë Konservatore dhe atë të postit të kryeministrit të Britanisë së Madhe.

Johnson kishte mbështetjen e 59 deputetëve të partisë, por i nevojiteshin 100 për të vazhduar garën.

Kjo e mbajti të hapur garën për ish-këshilltarin Rishi Sunak, i cili udhëheq në nominim sa i përket numrit të votave të deputetëve të partisë – me një total prej 144.

Në një kumtesë të lëshuar për media, ish-kryeministri konfirmoi se “ka mundur t’i sigurojë 102 vota” por se ka ardhur në përfundon se “thjesht nuk është koha e duhur” të vazhdojë tutje.

“Pavarësisht se kam kontaktuar me të Rishi dhe Penny – për fat të keq nuk kemi arritur marrëveshje”, thuhet ndër tjera në kumtesën e Johnson, transmeton Telegrafi.

Sunak i cili kishte rolin kyç në rrëzimin e qeverisë së atëhershme të Johnson, është favoriti i parë për kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe.

Këtë e tentoi edhe pas largimit të Johnsonit, por humbi nga kundërkandidatja Liz Truss.

Mediat britanike raportojnë se Sunak megjithatë do të mund t’i ofronte ndonjë post ministror Johnsonin, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim.

<p>The post Boris Johnson tërhiqet, Rishi Sunak favorit për postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy