12.2 C
New York
E martë, 6 Dhjetor, 2022

Buy now

Boksierja Donjeta Sadiku e dëshpëruar me shtetin: Fitova medalje historike, nuk pata asnjë pritje

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka thënë se është një ndjenjë e papërshkruar, fitimi i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian.

“Para disa muajve solla medaljen e parë për seniore në Kampionatin Botëror, kurse tash në Kampionatin Evropian. Një ndjenjë jashtëzakonisht e papërshkruar. Kam shkruar një histori për pak muaj, por për një vit shkruajta dy histori”, tha Sadiku në Sports Show të Klan Kosova.

“Po më bën të lumtur për faktin që këtë histori po e shkruajmë dy femra, unë dhe trajnerja Marjola Sallauka”, shtoi ajo.

Megjithatë, Sadiku tha se përkundër ndjenjës së fitores, në Kosova ka qenë e dëshpëruar me shtetin, pasi askush nuk doli për ta pritur.

“Kur kam ardhur, në Kosovë kam qenë shumë e dëshpëruar me shtetin tem, nuk e kam pasur një përkrahje siq kam menduar se do ta kem, kam menduar se do të jetë ndryshe pasi fitova medaljen e parë”.

“Unë ushtroj në një sallë e cila nuk plotëson kushtet, nuk ka as tatami, është beton, kam çuar kërkesa, por nuk më është përgjigjur asnjë kërkesë”, tha medalistja.

“Edhe kur e fitova këtë medalje evropian nuk kam pasur ndonjë pritje nga shteti, është medalje e dytë, është medalje historike, dhe nuk pata asnjë pritje, përveç kryetarit Enver Krasniqi, të cilin e falënderoj shumë”, u shpreh Sadiku.

<p>The post Boksierja Donjeta Sadiku e dëshpëruar me shtetin: Fitova medalje historike, nuk pata asnjë pritje first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
3,597FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

Generated by Feedzy