7.2 C
New York
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Buy now

Berisha: Qeveria të mos merret me targa, vëmendja të bie te marrëveshja me Serbinë

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se Qeveria nuk duhet aktualisht të merret me targa, duke e quajtur “mendësi fëminore” këtë qasje të pushtetit.

Sipas Berishës, vëmendja e Qeverisë duhet të jetë në hartimin e një marrëveshjeje finale me Serbinë, sidomos pas interesimit të shtuar të përfaqësuesve perëndimorë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Në vend që të koncentrohen në interesimin e shtuar të përfaquesve të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, MB e BE-së, që synim kanë stabilitetin në rajon rrjedhimisht hartimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë, për t’i mundësuar vendit tonë të dalë nga bllokimi pothuajse total, qeveria merret me tema teknike periferike vetëm për të dhënë efekte propagandistike dhe tregon pamaturinë e saj ekstreme në raport me partnerët dhe në interesin shqiptar”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, Berisha tha se Kosova po izolohet nga bota perëndimore nga “aventuristët politikë”, derisa theksoi nevojën e bashkëpunimit me shtetet e QUINT’it.

“Qeveria duhet menjëherë dhe pa kushte të mënjanojë të gjitha temat periferike dhe të bashkëpunoj me Quintin për të arritur një marrëveshje të plotë dhe ta vendos Kosovën në palë konstruktive që do të mundësoj epërsi diplomatike dhe kualitet të marrëveshjes”, tha ai.

Kujtojmë se kryeministrit Kurti i ka mbetur vetëm edhe nëntë ditë për të vendosur nëse do ta marrë parasysh ose jo kërkesën e ShBA’së për shtyerje të vendimit për targa.

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se kanë kërkuar shtyrjen për 10 muaj të afatit për ndryshimin e targave serbe, duke thënë se kjo nuk është vetëm kërkesë e ShBA’së, por edhe e gjithë Quintit.

Escobar ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova t’i dëgjojë rekomandimet e tyre, meqë janë shtete që e përkrahin më së shumti vendin. /Reporteri.net/.

Postimi i plotë:

<p>The post Berisha: Qeveria të mos merret me targa, vëmendja të bie te marrëveshja me Serbinë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,598FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles